Haxhiu takohet me ambasadorin e Zvicrës, shpreh gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher Në lidhje me këtë takim ka njoftuar Kuvendi i Kosovës. “Gjatë bashkëbisedimit ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.…

Lajme

12/03/2026 15:06

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher

Në lidhje me këtë takim ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

“Gjatë bashkëbisedimit ajo theksoi marrëdhëniet e qëndrueshme dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit. Kryetarja Haxhiu vlerësoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: