Haxhiu: Sot do të hiqen masat e BE-se ndaj Kosovës, e përshëndes këtë vendim ndonëse me vonesë
Bashkimi Evropian të hënën, më 2 mars, do t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ajo, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se e përshëndet këtë veprim nga Bashkimi Evropian, megjithëse me vonesë, raporton KosovaPress. “Informacionet tona janë se sot do të vendoset në këtë drejtim. Si…
Lajme
Bashkimi Evropian të hënën, më 2 mars, do t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ajo, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se e përshëndet këtë veprim nga Bashkimi Evropian, megjithëse me vonesë, raporton KosovaPress.
“Informacionet tona janë se sot do të vendoset në këtë drejtim. Si kryetare e Kuvendit e përshëndes heqjen e masave të padrejta, ndonëse me vonesë”, tha Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Masat u vendosën si përgjigje për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pasi kryetarët shqiptarë të katër komunave në veri morën mandatin.