Haxhiu: S’më votuan duke thënë se jam konfliktuoze- nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

E propozuara e Vetëvendosjes për kryekuvendare, Albulena Haxhiu tha se që nga dita e parë e seancës konstituive VV-ja ka dëshmuar vullnetin dhe i ka përmbushur të gjitha detyrimet me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pra që nga 15 prilli kur presidentja Osmani ftoi seancës konstitutive. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të…

Lajme

27/06/2025 10:42

E propozuara e Vetëvendosjes për kryekuvendare, Albulena Haxhiu tha se që nga dita e parë e seancës konstituive VV-ja ka dëshmuar vullnetin dhe i ka përmbushur të gjitha detyrimet me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pra që nga 15 prilli kur presidentja Osmani ftoi seancës konstitutive.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nëse nuk i merr 61-votat e nevojshme për kryekuvendare në votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura për të paren e legjislativit,

“Në përputhje me obligimet kushtetuese, Vetëvendosje më 19 prill bëri propozimin për kryetarin e Kuvendit, pra bazuar edhe në aktgjykimet e Kushtetuese. Kjo e drejtë u konfirmua sërish se i takon partisë fituese.Këtë kohë kemi pasur rastin të dëgjojmë arsyet e opozitës për mos-votim e që ishin se Haxhiu është përçarëse e konfliktuoze”,tha Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Haxhiu tha se për të të qenit kryetare e Kuvendit s’është thjesht detyrë institucionale.

“Për mua të qenit kryetare e Kuvendit nuk është thjesht një detyrë institucionale, por një besim që kërkon pjekuri, përmbajtje e gatishmëri për t’i shërbyer të gjithë deputetëve për t’u shërbyer deputetëve pa asnjë dallim.Gjatë rrugëtimit tim politik e keni ndjekur besoj se keni qenë bashkë, unë kam qenë deputete e opozitës 10 vite e ministre e Drejtësisë për gati 5 vite. Përgjatë këtij rrugëtimi unë s’kam pasur pozitë unifikuese sepse të jesh në opozitë kërkon ballafaqim, e sidomos koha kur ne ishin opozitë e përballeshim me shumë marrëveshje të dëmshme.Por të jesh kryekuvendare është ndryshe,është funksion mbi partitë”.

“E ftoj opozitën të reflektojnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e ndalon votimin e fshehtë. Po të ishte aty, do të shkruhej. Me rastin e votimit të fshehtë, nëse unë si kandidate nuk i marr 61 vota, tërhiqem nga kandidatura.“,shtoi Haxhiu./Lajmi.net/