Haxhiu: Shteti duhet të veprojë që kriminelët të ndëshkohen

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka deklaruar që shteti i Kosovës duhet të veprojw që kryesit e dhunimeve seksuale në Kosovë gjatë luftës së fundit të ndëshkohen.

Lajme

09/03/2020 13:48

Ajo tha se niveli i përgjegjësisë duhet të rritet pasi që kjo kategori nuk duhet që edhe pas 20 vitesh të shihet si viktimë e nënçmuar.

“Historia e gjithë kësaj tragjedie kolektive duhet që fundin e ka shumë larg sepse trajtimi i saj kërkon punë, angazhim dhe përkushtim njerëzor në radhë të parë në mënyrë që së paku të kryejmë një pjesë të përgjegjësisë që rëndon dhe shfaqet para neve. Ne jemi të obliguar madje konsideroj që është detyrë e jona parësore që në çdo kohë të jemi të gatshëm përballë kërkesave që kanë të bëjnë me rehabilitimin e trajtimin e tyre dhe të jemi të kujdesshëm për vetë ndjeshmërinë e këtyre rasteve.. Përtej deklaratave dhe debateve që janë të mirëseardhura por nuk mjaftojnë shteti duhet të veproj që kriminelët të ndëshkohen , nuk ka paqe pa drejtësi”, tha ajo.

Deputetja e AAK-së në emër të grupit parlamentar u ka bërë thirrje të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë që të aplikojnë që t’u njihet statusi pranë Komisionit Qeveritar.