Haxhiu pret në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali. Përmes një njoftimi, Haxhiu ka bërë të ditur se e ka falënderuar Vakalën për bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë. Gjatë takimit, sipas saj, është shprehur vullneti për…

Lajme

14/10/2026 15:56

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.

Përmes një njoftimi, Haxhiu ka bërë të ditur se e ka falënderuar Vakalën për bashkëpunimin dhe përkushtimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë.

Gjatë takimit, sipas saj, është shprehur vullneti për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Në fund, Haxhiu i ka uruar Heleni Vakalit suksese në angazhimet e saj të ardhshme.