Haxhiu pret në takim Komisioneren Parlamentare për FSK-në, diskutohet mbikëqyrja e forcës

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Komisioneren parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj. Në këtë takim është diskutuar për punën dhe rolin mbikëqyrës të Komisionit Parlamentar për FSK-në. Haxhiu dhe Zeqiraj riafirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjelltë, me synim mbrojtjen dhe avanmcimin…

Lajme

01/07/2026 15:22

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Komisioneren parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Remzije Zeqiraj.

Në këtë takim është diskutuar për punën dhe rolin mbikëqyrës të Komisionit Parlamentar për FSK-në.

Haxhiu dhe Zeqiraj riafirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjelltë, me synim mbrojtjen dhe avanmcimin e të drejtave, interesave dhe mirëqënies së personelit të FSK-së.