Haxhiu për vdekjen tragjike të tre kosovarëve në Bllacë: Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, jemi pranë jush
U.d e presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rastin tragjik të ndodhur në Blacë, ku tre kosovarë humbën jetën. Haxhiut ha se u pikëllua shumë nga ky lajm për vdekjen e tre qytetarëve nga Vushtrria, transmeton lajmi.net. “Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga…
Lajme
U.d e presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me rastin tragjik të ndodhur në Blacë, ku tre kosovarë humbën jetën.
Haxhiut ha se u pikëllua shumë nga ky lajm për vdekjen e tre qytetarëve nga Vushtrria, transmeton lajmi.net.
“Më pikëlloi thellë lajmi për humbjen tragjike të jetës së tre qytetarëve tanë nga Vushtrria, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit, në aksidentin pranë Bllacës.Udhëtimi i tyre drejt shtëpisë u ndërpre vetëm pak kilometra larg Kosovës, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njohën”,tha ajo.
Haxhiu theksoi se në këto çaste të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, të afërmve dhe miqve të tyre.
“Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen tuaj.U prehshin në paqe”./Lajmi.net/