Haxhiu për të propozuarin e radhës: Shumë shpejtë do ta merrni vesh

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, njëherësh e propozuara për disa herë radhazi nga Vetëvendosje për kryekuvendare, Albulena Haxhiu tanimë ka arritur në Kuvend. Për dallim nga disa herë të tjera kur ajo deklarohej gjerë e gjatë, sot zgjodhi të mos flasë shumë. Haxhiu është pyetur se kush do të jetë emri…

Lajme

26/08/2025 10:35

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, njëherësh e propozuara për disa herë radhazi nga Vetëvendosje për kryekuvendare, Albulena Haxhiu tanimë ka arritur në Kuvend.

Për dallim nga disa herë të tjera kur ajo deklarohej gjerë e gjatë, sot zgjodhi të mos flasë shumë.

Haxhiu është pyetur se kush do të jetë emri i propozuar sot për kryekuvendar, por deshi të mos tregojë.

“Shumë shpejtë do ta merrni vesh”,tha shkurt Haxhiu./Lajmi.net/