Haxhiu për propozimin e emrave tjerë nga VV-ja: Nëse i dëgjojmë preferencat e opozitës, do të thotë se kemi një kryetar që i pëlqen atyre

Kandidatja për kryetare të parlamentit nga VV, Albulena Haxhiu pas dështimit të 19-të për konstituimit të Kuvendit ka folur për media. Haxhiu në prononcimin e saj ka sulmuar opozitën se nuk po e di se çka po do, shkruan lajmi.net “Për VV-në është e qartë se çka do, VV po dëshiron që të konstituohet Kuvendi…

Lajme

21/05/2025 12:06

Kandidatja për kryetare të parlamentit nga VV, Albulena Haxhiu pas dështimit të 19-të për konstituimit të Kuvendit ka folur për media.

Haxhiu në prononcimin e saj ka sulmuar opozitën se nuk po e di se çka po do, shkruan lajmi.net

“Për VV-në është e qartë se çka do, VV po dëshiron që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe pastaj që të vazhdojmë me hapa tjerë për formimin e qeverisë. Nuk është e qartë se çka do opozita, kanë qëndrime të ndryshme.”, tha fillimisht ajo.

Tutje, Haxhiu tha se nuk janë aty për t’i dëgjuar preferencat e opozitës por vetëm ato se çka ka vendosur partia.

“Është e qartë se kanë preferenca, emra të përveçëm, ne bazohemi në të drejtat kushtetuese, këtu të drejtat kushtetuese vlejnë më shumë se çdo preferencë tjetër. I takon VV-së që të bëj propozimin për kryetar të Kuvendit. Nëse ne ndërtojmë një standard ku dikush tjetër na cakton neve emrat apo dikush tjetër ka kërkesa për të qenë në këtë pozitë, unë mendoj se nuk po mishërojmë vullnetin e popullit, siç e dini VV ka dal e para me 48 deputetë. Pra nëse vazhdojmë me kërkesa apo preferenca siç po do opozita, atëherë ne do të kemi një kryetar që i pëlqen opozitës e nënkryetarë që i pëlqejnë pozitës. Ne nuk jemi këtu për t’i pëlqyer njëri-tjetrit, ne jemi parti politike, duhet të sillemi sipas rregullave kushtetuese.”, përfundoi Haxhiu./lajmi.net/