Haxhiu para seancës: Urojmë që nga opozita të reflektojnë, që të dalim nga kjo situatë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryekuvendare është deklaruar shkurtimisht para nisjes së seancës së sotme. Haxhiu tha se uron që opozita të reflektojë dhe të dilet nga situate e krijuar. “Çkado që është varur nga Lëvizja Vetëvendosje ne e kemi bërë, përgjegjësia mbetet te opozita dhe siç e kam…

Lajme

21/05/2025 10:50

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryekuvendare është deklaruar shkurtimisht para nisjes së seancës së sotme.

Haxhiu tha se uron që opozita të reflektojë dhe të dilet nga situate e krijuar.

“Çkado që është varur nga Lëvizja Vetëvendosje ne e kemi bërë, përgjegjësia mbetet te opozita dhe siç e kam thënë në të kaluarën urojmë që të reflektojnë në mënyrë që të dalim nga kjo situatë dhe në mënyrë që ta konstituojmë kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Në ora 11:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mblidhen sërish për të tentuar që të bëjnë zgjidhje në kuadër të bllokadës së politikës e institucioneve në vend.

Haxhiu si e propozuar e Vetëvendosjes nuk arriti që asnjëherë të marrë më tepër se 57 vota, por veç më pak.

Kësisoj votat e pakta që mori nuk i mundësuan asaj zgjedhjen si kryetare e Kuvendit. Pavarësisht kësaj VV insiston në zgjedhjen e Haxhiut edhe pse nga PDK, LDK, AAK e Nisma nuk i japin votë pro.

Për të arritur zgjedhjen e Haxhiut nga Vetëvendosje prej disa seancash tentojnë që të arrijnë votimin e fshehtë- gjë e cila dështoi gjithashtu./Lajmi.net/