Haxhiu nuk pranon të flasë nëse Konjufca do kandidohet për Prishtinë: Në Kamenicë, Podujevë Shtime dhe Gjilan me të njëjtit kandidatë
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje u deklarua para mediave pas takimit që patën me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Ndër të tjerash Haxhiu tha se në komunat ku ka drejtuar Vetëvendosje, do të vazhdohet me kandidatët e njëjtë. Haxhiu nuk pranoi të tregojë nëse në Prishtinë është vendosur për kandidatin…

Lajme
Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje u deklarua para mediave pas takimit që patën me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Ndër të tjerash Haxhiu tha se në komunat ku ka drejtuar Vetëvendosje, do të vazhdohet me kandidatët e njëjtë.
Haxhiu nuk pranoi të tregojë nëse në Prishtinë është vendosur për kandidatin e VV-së dhe nëse vërtet Glauk Konjufca do të jetë kandidati.
“Vetëvendosje ka nisur me shpalljen e kandidaturave, aty ku udhëheqim kemi bërë të ditur se vazhdojmë me kryetarët e njëjtë, në Kamenicë, në Podujevë, edhe në Shtime me kryetarin Qemajl Aliu e sot vazhdojmë edhe me Gjilanin e kështu me radhë.Pra për VV-në e rëndësishme është që ky cikël të përfundohet e për të vazhduar me listat zgjedhore me asambletë komunale”,deklaroi ajo, shkruan lajmi.net.
Ajo pranoi se në takim u diskutua paksa për zhvillimet politike në vend, por tha se kjo ndodhi pa u bërë e zëshme në mikrofona.
“Tashmë presidentja me dekret e shpallë datën e zgjedhjeve, sipas asaj që ishte në diskutim është që duhet diskutuar edhe KQZ-ja për faktin se ata janë në përgatitje të disa rregulloreve përkatëse për zgjedhjet lokale që të mos ketë probleme u tha që do ketë edhe një konsultim me KQZ-në.Secilin prej kandidatëve do ta bëjmë publik me kohë siç kemi bërë deri tani. Me radhë e me kohë, secilin prej tyre. S’i kemi ende detajet si do të jemi në këto zgjedhje, sa i përket koalicioneve.Presidentja edhe në letrën që e ka drejtuar në Kuvend i kishte kërkuar që partitë politike kanë për obligim të gjejnë mënyrë të diskutojnë e për të dalë nga kjo situatë, të njëjtat qëndrime i paraqiti edhe sot”.shtoi Haxhiu./Lajmi.net/