Haxhiu: Nuk kam besim që Gjykata Kushtetuese përmes vendimit qe do ta nxjerr te na jep zgjidhje, nuk ka objekt

Kandidatja e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu tha sot se nuk ka besim që Gjykata Kushtetuese përmes vendimit që do të nxjerr do të ti jap një zgjidhje kësaj situate të krijuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo shtoi se Gjykata nuk përgjigjet për veprimet, por për vendimet dhe nuk ka një objekt nuk ka një…

Lajme

11/06/2025 22:11

Kandidatja e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu tha sot se nuk ka besim që Gjykata Kushtetuese përmes vendimit që do të nxjerr do të ti jap një zgjidhje kësaj situate të krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ajo shtoi se Gjykata nuk përgjigjet për veprimet, por për vendimet dhe nuk ka një objekt nuk ka një vendim.

“Unë nuk kam besim që Gjykata Kushtetuese përmes vendimit qe do ta nxjerr te na jep zgjidhje per të dalë nga kjo situatë. Nuk ka objekt, nuk ka vendim. Gjykata ka thënë se nuk përgjigjet për veprimet, por për vendimet. Ne e kemi argumetuar se pse votimi i fshetë është i drejtë, unë perosnalisht mendoj se nuk e zgjidh problemin. Ne i kemi votat për Qeverinë, le të na sfidojë opozita”, tha Haxhiu në RTK.

Ajo theksoi se kërkesa e dorëzuar nga AAK në Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme për shqyrtim, pasi mungon një vendim të Kuvendit që do të mund të kontestohej.

“Nuk ka një vendim të miratuar nga Kuvendi që të mund të konsiderohet si objekt i ankesës për Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Haxhiu, duke lënë të kuptohet se zgjidhja e bllokadës aktuale kërkon një vullnet të ri politik dhe jo vetëm ndërhyrje juridike./Lajmi.net/