Haxhiu njofton kanë proceduar në Qeveri projekt-rregulloren për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje
Pas fondit emergjent për viktimat, Ministria e Drejtësisë ka proceduar në Qeveri, projekt-rregulloren për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook. Haxhiu ka thënë se kym…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/haxj.png)
Lajme
Pas fondit emergjent për viktimat, Ministria e Drejtësisë ka proceduar në Qeveri, projekt-rregulloren për Mekanizmin Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Haxhiu ka thënë se kym mekanizëm Koordinues Lokal do të ofroj përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore.
“Mekanizmi Koordinues Lokal do të ofroj përgjigje të shpejtë dhe efektive ndaj rasteve të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore, si dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve lokale, shëndetësore, organeve të rendit, organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë relevant për sigurimin e mbrojtjes, ofrimin e mbështetjes dhe ndihmën për riintegrimin e viktimave në shoqëri”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/