Haxhiu: Ngritja e tre gishtave lartë nga Vetëvendosje, fyerje për Drenicën dhe gjakun e derdhur për liri
Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të PZAP që e ka dënuar partinë e Albin Kurtit me 35 mijë euro për provokimin e qytetarëve të Drenicës. Haxhiu theksoi se ngritja e tre gishta lartë nga mbështetësit e Vetëvendosjes është një simbol i paramilitarëve serbë dhe një fyerje për gjakun e…
Lajme
Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj vendimit të PZAP që e ka dënuar partinë e Albin Kurtit me 35 mijë euro për provokimin e qytetarëve të Drenicës.
Haxhiu theksoi se ngritja e tre gishta lartë nga mbështetësit e Vetëvendosjes është një simbol i paramilitarëve serbë dhe një fyerje për gjakun e derdhur për liri.
Ai shtoi se ky veprim është një ofendim për Drenicën, duke kujtuar se me këtë simbol, serbët masakruan shqiptarët gjatë luftës.
Haxhiu kërkoi që ata që provojnë dhe ofendojnë Drenicën, nuk e meritojnë votën e qytetarëve.