Haxhiu: Nesër të votohet për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në Konfederatën e Shtetit Shqiptar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka propozuar që nesër në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës të votohet për bashkimin e të dyja vendeve në Konfederatën e Shtetit Shqiptar. Ai, përmes një psotimi në ‘Facebook’ thënë se si të zgjedhur të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë…

Lajme

26/11/2022 18:41

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka propozuar që nesër në mbledhjen e përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës të votohet për bashkimin e të dyja vendeve në Konfederatën e Shtetit Shqiptar.

Ai, përmes një psotimi në ‘Facebook’ thënë se si të zgjedhur të popullit të Kosovës dhe Shqipërisë është koha për vendime të rëndësishme për kombin tonë për të ruajtur identitetin shqiptar.Haxhiu ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollai dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që kjo të hidhet nesër në votim.

“Kjo është rruga e drejt, ky është amaneti i dëshmorëve të kombit shqiptar ndër shekuj me radhë që kanë rënë në altarin e lirisë, me idealin e bashkimit kombëtar,” ka shkruar ai.

Kujtojmë se nesër për të shënuar festën kombëtare të 28 nëntorit, dy kuvendet me raporte vëllazërore do të mbajnë një mbledhje të përbashkët në kryeqytetin shqiptar.