Haxhiu nderon Ukshin Hotin me homazhe në ditëlindjen e tij
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze të tij, për të nderuar jetën dhe veprën e një prej mendjeve më të ndritura dhe patriotëve më të përkushtuar të kombit tonë. “Profesor Ukshin Hoti ishte shembulli më i mirë…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze të tij, për të nderuar jetën dhe veprën e një prej mendjeve më të ndritura dhe patriotëve më të përkushtuar të kombit tonë.
“Profesor Ukshin Hoti ishte shembulli më i mirë i intelektualit që dijen e vuri në shërbim të lirisë dhe të interesit të përgjithshëm. Me guxim të rrallë, mençuri të thellë dhe përkushtim të palëkundur, ai qëndroi gjithmonë pranë popullit, duke mbrojtur të drejtën tonë për vetëvendosje dhe dinjitet kombëtar”, ka thënë Haxhiu, njofton Presidenca e Kosovës.
Sipas saj, ai e kuptoi dhe e artikuloi qartë se liria nuk dhurohet e as nuk kërkohet me përulje, për lirinë veprohet.
“Kjo ide u bë frymëzim për breza të tërë dhe mbetet edhe sot udhërrëfyes për rrugëtimin e Republikës së Kosovës”, theksoi Haxhiu.
