Haxhiu: Më quajnë përçarëse, por unë jam e vetëdijshme për karrierën time- jam e hapur të diskutojmë për çështjet që kam bërë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh e propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu u deklarua pas dështimi të 25-të për konstituim të kuvendit. Me këtë rast, Haxhiu tha se opozita duhet të marrë pjesë në votim, e të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses. “Sot ishte hera e 17-të prej kur është vendosur propozimi…

Lajme

02/06/2025 11:17

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh e propozuara e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu u deklarua pas dështimi të 25-të për konstituim të kuvendit.

Me këtë rast, Haxhiu tha se opozita duhet të marrë pjesë në votim, e të respektojë aktgjykimin e Kushtetueses.

“Sot ishte hera e 17-të prej kur është vendosur propozimi për votimin e fshehtë.Kjo procedurë ka filluar nga 1 maji dhe përkundër kësaj ne nuk kemi një situatë ndryshe, pra opozita menjë inat do të thoja irracional ka vendosur që të mos marrë pjesë në votim.Duke vepruar kështu në shpërpushje me aktgjykimin e Kushtetueses të cilin e kemi përmendur, por për të cilin edhe ju jeni në dijeni.Mendoj se është e rëndësishme që deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë të përgjegjshëm dhe të veprojnë me kushtetutën dhe me aktgjykimin e gjykatës.Sot bëhen tri javë prej kur AAK e ka dërguar këtë çështje në Kushtetuese, pra Aleanca me mbështetjen e deputetëve të LDK-së dhe një nga PDK ka kontestuar vendimin për votim të fshehtë dhe përkundër faktin se kanë kaluar tri javë s’kemi përgjigje ende.Përkundër faktit se konstituimi është tejet i rëndësishëm, urojmë që gjykata të veprojë në përputhje me rrethanat”,deklaroi Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se kanë dërguar komentet në raport me të njëjtën, por se janë në pritje për vendimin në lidhje me këtë çështje.

“Ne kemi dërguar komentet në raport me të njëjtën, prandaj presim që sa më parë të kemi një vendim mbi këtë çështje. Edhe VV dhe Kurti ka folur mbi këtë çështje ka pasur edhe deputet që kanë theksuar në raport me këtë çështje, ajo çfarë unë dëshiroj të shtojë është se siç e kam thënë në të kaluarën nuk e kuptoj arsyet të paktën këto publike që i kanë bërë opozitë për kundërshtimin tim, më quajnë përçarëse e konfliktuoze por jam e hapur të diskutojmë për secilën çështje që kamë bërë gjatë karrierës politike e për çfarëdo veprimi që kam marrë sepse asnjëherë s’kam vepruar në kundërshtim me interesin e qytetarëve për dallim nga shumë deputetë të opozitës që në të kaluarën votuan kundër interesave të qytetarëve”,shtoi ajo.
Haxhiu foli edhe për deklarimet që janë bërë në lidhje me të kaluarën e saj politike, ku tha se është e vetëdijshme për karrierën që ka.

Sipas Haxhiut ndaj saj po bëhen sulme seksiste.

“Jam e vetëdijshme për karrierën time politike. Sulmet  kanë qenë të papranueshme jo veç për mua, por për secilën grua në politikë nëse do të bëheshin.Këto sulme që janë seksiste e mizogjene e që fyejnë gratë dekurajojnë gratë tjera të jenë pjesë e politikës. Këtë e kam shqetësim, sepse gratë duhet të jenë në pozita udhëheqëse dhe ne si qeveri jemi përpjekur që shumë gra të jenë në pozita udhëheqëse.Sulmet e tilla duhet të inkurajojnë, e të mos na dëshpërojnë jo mua por askënd tjetër”./Lajmi.net/