Haxhiu: Me entuziazmin e qytetarëve të Mitrovicës, e hapëm fushatën zgjedhore
Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se me entuziazmin e qytetarëve kanë bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Mitrovicë.

Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se më 6 tetor, një shoqëri e tërë do të marrë frymë sepse siç ka shkruar ajo tashmë erdhi dita
Postimi i plotë:
Me entuziazmin e qytetarëve të Mitrovicës, e hapëm fushatën zgjedhore.
Më 6 Tetor, një shoqëri e tërë do të marrë frymën tonë sepse Erdhi dita!
Erdhi dita të hedhim në deponi projektin e krimit të organizuar kundër shtetit të Kosovës.
Erdhi dita për shtetin e së drejtës.
Ne duhet të ndërtojmë bashkarisht idenë se morali dhe ligji përputhen si vepër e shoqërisë.
Ne duhet të ndërtojmë bashkarisht idenë se morali dhe drejtësia përputhen si vepër e qeverisë.
Ne duhet të synojmë që shoqëria të bëhet bashkësia e njerëzve që e respektojnë ligjin, ndërsa shteti të jetë bashkësia e institucioneve që respektojnë të drejtën.
Ndaj, me thjeshtësinë e viteve të përpjekjeve tona, me respektin për vuajtjet e popullit tonë, këtu në Mitrovicë i urojmë njëri-tjetrit ditën e 6 Tetorit, ditën e ringritjes sonë me qeverinë Kurti dhe me Kosovën Republikë e popullit të vet. /Lajmi.net/