Haxhiu: MD ka përmbushur obligimet – shpenzoi 32 milionë euro për mbrojtjen e të paraburgosurve në Hagë
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë (MD) ka përmbushur të gjitha obligimet financiare në raport me mbrojtjen juridike të personave të paraburgosur në Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas Haxhiut, deri më tani janë ndarë gjithsej 32 milionë euro për këtë qëllim, duke përfshirë mbulimin e shpenzimeve për…

Lajme
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ministria e Drejtësisë (MD) ka përmbushur të gjitha obligimet financiare në raport me mbrojtjen juridike të personave të paraburgosur në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas Haxhiut, deri më tani janë ndarë gjithsej 32 milionë euro për këtë qëllim, duke përfshirë mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen ligjore të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza nga Gjykata Speciale.
“Ministria e Drejtësisë tashmë ka ndarë 32 milionë euro për mbrojtjen e personave që po qëndrojnë në Hagë. Krejt obligimet tona i kemi përmbushur. Të gjithë ata që thonë se Ministria i ka ndalur fondet, po shpifin – kjo nuk qëndron,” tha Haxhiu në një deklaratë publike.