Haxhiu: Kurti tha se posa përmend emër të përveçëm për President, menjëherë bëhen radhët e partive politike kundër atij emri

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu është deklaruar para medive pas takimit që pati me kreun e VV-së, Albin Kurti, Kusari-Lila nga Alternativa, Donika Gërvalla nga Guxo dhe përfaqësuesit e komuniteteve. Pas kësaj, në një deklarim për media, Haxhiu është pyetur se pse Vetëvendosje nuk po e thotë një emër konsensual për…

Lajme

18/08/2026 10:34

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu është deklaruar para medive pas takimit që pati me kreun e VV-së, Albin Kurti, Kusari-Lila nga Alternativa, Donika Gërvalla nga Guxo dhe përfaqësuesit e komuniteteve.

Pas kësaj, në një deklarim për media, Haxhiu është pyetur se pse Vetëvendosje nuk po e thotë një emër konsensual për presidente.

Haxhiu me këtë rast tha se nga foltorja e presidencës nuk dëshiron të flasë për qëndrime te VV-së.

Ndërsa sa i përket emrave të propozuar për anëtarët e KQZ-së, ajo tha se tanimë po shikon nga afër dokumentacionet dhe në momentin që ka ndonjë finalizim do të flasë para mediave.

“Ju uroj mirëkuptim për shkak se nuk po mundem nga kjo foltore të përmend qëndrimet e VV-së në detaje, po mundohem të jem e kujdesshme. Sa i përket anëtarëve të KQZ-së do të veprojë me përgjegjësi, do të analizojë dokumentacionin që kanë sjellë partitë politike. 6 vende për partitë shqiptare, 4 për komunitetet joshumicë dhe një kryetari i KQZ-së z.Radoniqi., Sapo t’i kemi të finalizuar të gjitha çështjet do të veproj e do të jem para jush për të arsyetuar vendimet apo dekretet”,deklaroi Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Po ashtu ajo tha se Kurti ka deklaruar se sapo përmend një emër për kandidat konsensual partitë marrin qëndrim “kundër”.

“Sa i përket emrit të kandidatit konsesual po i referohem Kurtit që sapo ai përmend ndonjë emër të përveçëm, menjëherë bëhen radhët e partive politike kundër atij emri prandaj është mirë që partitë tjera të flasin për emra konsensual e të dalin emra për kandidatët konsensual.”./Lajmi.net/