Haxhiu kërkon reagim ndërkombëtar për Luginën: Serbia të ndalë diskriminimin ndaj shqiptarëve
Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të trajtohet me prioritet. Përmes një reagimi publik në Facebook, Haxhiu ka kërkuar nga mekanizmat e Organizata e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, OSBE dhe Këshilli i Evropës që…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së presidentes të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që çështja e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të trajtohet me prioritet.
Përmes një reagimi publik në Facebook, Haxhiu ka kërkuar nga mekanizmat e Organizata e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, OSBE dhe Këshilli i Evropës që Serbia të zbatojë rekomandimet e Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD).
Sipas saj, vërejtjet përfundimtare të CERD-it ndaj Serbia konfirmojnë shqetësimet e ngritura prej vitesh nga shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe institucionet e Kosovës.
Haxhiu ka përmendur edhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 24 prill 2026 për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke theksuar se kjo çështje tashmë ka marrë edhe dimension ndërkombëtar.
Ajo ka deklaruar se praktika e “pasivizimit të adresave” përbën diskriminim dhe cenim të të drejtave themelore, pasi qytetarëve, sipas saj, u mohohen dokumentet, shërbimet dhe siguria juridike.
Në fund, Haxhiu ka kërkuar që të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të mos mbeten në margjinat e raporteve ndërkombëtare, por të trajtohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në dialogun politik dhe në monitorimin e respektimit të të drejtave të pakicave. /Lajmi.net/