Ministrja Haxhiu kërkon që të transferohen në Kosovë, katër kosovarët që po mbahen në burgjet serbe

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu i ka dërguar letër ministres serbe të Drejtësisë me kërkesën që katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë të transferohen në Kosovë. Haxhiu përmes një postimi në “X”, ka shkruar se Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa të transferohen në burgjet e Kosovës…

Lajme

01/07/2024 11:51

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu i ka dërguar letër ministres serbe të Drejtësisë me kërkesën që katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë të transferohen në Kosovë.

Haxhiu përmes një postimi në “X”, ka shkruar se Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa të transferohen në burgjet e Kosovës për t’u gjykuar drejtë.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministri serb i drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

Në letrën drejtuar ministres serbe, Haxhiu ka përmendur edhe marrëveshjen bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes ty shteteve.

Postimi i plotë: