Haxhiu – Kelmendit: E ke marrë rolin e zëvendësit të Perandorisë Osmane
Bekim Haxhiu e ka akuzuar deputetin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin se “e ka marrë rolin e zëvendësit të Perandorsië Osmane”

Lajme
“Nuk keni argumente të na bindni që Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese. Pastaj nuk mund ta barazoni Turqinë e sotme me atë perandori. As turqit nuk e bëjnë këtë gjë. Ti po do të bëhesh më turk se turqit” u shpreh deputeti i PDK-së për Klan Kosova.
“Edhe Ushtria Clirimtare e Kosovës dhe Adem Jashari janë nisur nga flamuri dhe idealet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut” theksoi Bekim Haxhiu.
Reagimi i Haxhiut erdhi pas deklaratave nga Gëzim Kelmendi se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese. /Lajmi.net/