Haxhiu: Kam marrë mbi 18 mijë vota, gara brenda PDK-së ishte e fuqishme

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tregoi pse nuk arriti që të hyjë në Kuvend, duke thënë se gara brenda PDK-së ka qenë e fuqishmë. Megjithatë, Haxhiu u shpreh se ka marrë mbi 18 mijë vota, duke thënë se ndihet i vlerësuar nga qytetarët. “E para çka mendoj është se jam vlerësuar prej…

Lajme

25/07/2025 18:30

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tregoi pse nuk arriti që të hyjë në Kuvend, duke thënë se gara brenda PDK-së ka qenë e fuqishmë.

Megjithatë, Haxhiu u shpreh se ka marrë mbi 18 mijë vota, duke thënë se ndihet i vlerësuar nga qytetarët.

“E para çka mendoj është se jam vlerësuar prej qytetarëve jashtëzakonisht shumë, sepse i kam marrë 18 mijë e 600 vota dhe me këto vota jam bukur më shumë i votuar se ndoshta gjysma e deputetëve që janë aktualisht në Vetëvendosje e në subjektet e tjera politike”.

“Gara brenda Partisë Demokratike ka qenë një garë jashtëzakonisht e fuqishme, me njerëz me vlera, me kontribut, ka qenë garë konkurruese dhe askënd nuk e fajësojë, sepse në këtë aspekt ka qenë vullnet i votuesve të Partisë Demokratike të përzgjedhin” tha ai në Klan Kosova.

“Mirëpo, edhe një gjë duhet ta kuptojmë që ndryshimi i modelit të votimit dhe të votave preferenciale ka krijuar mundësinë e krijimit të grupacioneve, ndërsa unë tërë jetën time nuk kam qenë person që bëjë grupacione, punën jam munduar ta bëjë me dinjitet”, u shpreh tutje Haxhiu.