Haxhiu: Ishin rreth 20 mijë veteranë, si u bënë 60 mijë?

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka pyetur se si u bënë 60 mijë veteranë të luftës, kur sipas saj ishin vetëm 20 mijë.

Lajme

02/10/2020 08:34

Ajo ka thënë se e di që kanë qenë vetëm 20 mijë veteranë.

“Unë nuk kam qenë në luftë, por familjarët e mi po. Ne e dimë se ishin rreth 20 mijë veteranë të UÇK’së, e si u bënë 60 mijë veteranë”, është shprehur Haxhiu në T7.

Tutje, ajo tha se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, jo Kosova në Serbi.

“Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, jo ne atje. Ka qenë Vetëvendosje ajo që ka përfshi personat e dhunuar në ligj”, shtoi Haxhiu.