Haxhiu i ashpër me Qeverinë Kurti për gjendjen e rrugëve: Vetëm autostradat na dallojnë nga Sierra Leone

Gazetari Baton Haxhiu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Albin Kurtit për gjendjen e rrugëve në Kosovë. Ai ka thënë se pa autostradat, shteti i Kosovës nuk do të dallonte nga Sierra Leone. Haxhiu tha se kurrë nuk ka qenë gjendja ekonomikisht më keq në Kosovë sesa tash. “Kurrë më keq nuk kemi qenë ekonomikisht, si…

Lajme

01/04/2026 23:20

Gazetari Baton Haxhiu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Albin Kurtit për gjendjen e rrugëve në Kosovë.

Ai ka thënë se pa autostradat, shteti i Kosovës nuk do të dallonte nga Sierra Leone.

Haxhiu tha se kurrë nuk ka qenë gjendja ekonomikisht më keq në Kosovë sesa tash.

“Kurrë më keq nuk kemi qenë ekonomikisht, si është e mundur ky pushtet i shkatërron rrugët tona kështu pavrejshëm. Dje i kam ikur autostradës kam ardhur nga Shtime-Lipjan. Është turp, turp për këë Qeveri – nëse këta qytetarë nuk i shohin këta, çfarë na dallon nga Sierra Leone është vetëm autostrada, që ka diçka që qarkullon, pa ato autostrada as Sierra Leone duket si Kosova”, ka deklaruar Haxhiu