Haxhiu fton liderët e partive në takim për zgjidhjen e ngërçit institucional
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, në takim “konsultativ”për situatën politike, dhe “rëndësinë e arritjes së marrëveshjes” për Presidentin konsensual. Haxhiu, në letrën e saj, thotë se në takim do të diskutohet edhe për “formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”. “Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar kryetarët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, në takim “konsultativ”për situatën politike, dhe “rëndësinë e arritjes së marrëveshjes” për Presidentin konsensual.
Haxhiu, në letrën e saj, thotë se në takim do të diskutohet edhe për “formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”.
“Në cilësinë e Ushtrueses së Detyrës së Presidentes të Republikës së Kosovës, ju ftoj në një takim konsultativ në lidhje me zhvillimet aktuale politike, institucionale dhe rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për Presidentin konsensual, rrjedhimisht dhe formimin e institucioneve të tjera kushtetuese”, thuhet nga Haxhiu.
Po ashtu, ajo shton se për takim ka caktuar datën 18 gusht, ditë e martë nga ora 09:00 në zyrën e presidentes, dhe se Haxhiu, kërkon nga kryetarët që ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre, ose të përfaqësuesve të partive të tyre. /Lajmi.net/