Haxhiu flet për takimin Kurti-Limaj, thotë se VV-së i takon propozimi për kryeparlamentar: Kemi vullnet për bashkëpunim

Kandidatja e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të 48-të të seancës së Kuvendit të Kosovës e që për të cilën ka fajësuar deputetët e opozitës që nuk marrin pjesë në votim. “Situata është e tillë që ne kemi deputetët e opozitës që vijnë në seancë dhe nuk marrin pjesë në votim,…

Lajme

17/07/2025 12:03

Kandidatja e VV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të 48-të të seancës së Kuvendit të Kosovës e që për të cilën ka fajësuar deputetët e opozitës që nuk marrin pjesë në votim.

“Situata është e tillë që ne kemi deputetët e opozitës që vijnë në seancë dhe nuk marrin pjesë në votim, dhe për faktin që tani kemi dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese që theksojnë se deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë pro, kundër apo abstenim. Tash kanë kaluar ndoshta më shumë se afër 40 herë prej kur ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës për votimin e fshehtë, dhe deputetët e opozitës nuk pranojnë që ta konstituojnë Kuvendin në mënyrë që pastaj të flasim për çfarë do çështje”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka folur edhe në lidhje me takimin që pritet të ndodh mes Albin Kurtit e Fatmir Limajt, për të cilin ka thënë se kanë vullnet për bashkëpunim.

“Ato do të ndodhin, gjegjësisht do të ketë takime të kryetarit kryeministrin Kurti me kryetarin Limaj dhe pasi të përmbyllen ato do të ketë njoftim për opinionin publik përmes mediave nëse do të ketë apo jo marrëveshje. Qëndrimi i VV-së është i qartë, i takon propozimi për kryeparlamentar gjegjësisht me Kushtetutën e Kosovës dhe me dy aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi dëgjuar përfaqësuesit e Nismas, megjithatë meqë ka takime duhet ti presim ato të ndodhin dhe të iu njoftojmë për marrëveshjen nëse ka”, ka thënë Haxhiu ndër të tjera. /Lajmi.net/