Haxhiu: E paqartë për mua se si deputetët s’po votojnë- me propozimin e Abdixhikut po tentohet të injorohet vullneti i popullit në zgjedhje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar para mediave për dështimin e 12-të me radhët ë seancës konstituive të Kuvendit. Haxhiu deklaroi se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të jenë të pranishëm, të votojnë për, kundër apo të abstenojnë. “Duhet të jenë të pranishëm të votojnë për , kundër apo abstenim. Për…

Lajme

07/05/2025 10:59

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar para mediave për dështimin e 12-të me radhët ë seancës konstituive të Kuvendit.

Haxhiu deklaroi se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të jenë të pranishëm, të votojnë për, kundër apo të abstenojnë.

“Duhet të jenë të pranishëm të votojnë për , kundër apo abstenim. Për mua është i paqartë pozicioni i tyre që s’marrin fare në votim për komisionin në mënyrë që të votohet në mënyrë të fshehtë Është votim demokratik për shumë pozicione. Pra parashihet si votimi i fshehtë, prandaj s’e kuptoj si pozicion por megjithatë urojë të reflektojnë”, tha Haxhiu, shkruan lajmi.net.

Haxhiu është pyetur edhe në lidhje me propozimin e bërë nga Lumir Abdixhiku i LDK-së, për një qeveri nacionale të tranzicionit.

Ajo tha se Kurti dhe Vetëvendosje janë më të votuarit dhe se zgjedhjet s’ishin para tri viteve, por para tre muajve.

“Mendoj se është e papranueshëm të injorohet vullneti i qytetarëve, ne zgjedhjet i kemi pasur para tre muajve prandaj ka një tendencë të hapur që ky vullnet i popullit të injorohet. VV është subjekti më i madh në vend, dhe Kurti është kandidati me më së shumti mbështetje nga qytetarët dhe kushdo që tenton me injoru këtë vullnet e ka gabim dhe fare s’kuptohet nga qytetarët.

Emri i Albulena Haxhiut u propozua disa herë radhazi për Kryetare të Kuvendit, por nuk arriti të marrë më shumë se 54 ose 57 vota për. Kësisjo pas shumë dështimeve, Vetëvendosje prej katër seancave po tenton të votohet komisioni për votim të fshehtë- por as kjo nuk u arrit.

Në Kuvend nuk u propozuan fare anëtarët e komisionit nga radhët e PDK, LDK, AAK, Lista Serbe. Partitë theksuan se kjo është anti-kushtetuese pasi Haxhiu fillimisht u votua në mënyrë të hapur e pastaj VV-ja ndryshoi atë kur e pa që s’ka vota.

Kurse nga VV-ja kanë akuzuar këto parti për bllokim të institucioneve./Lajmi.net/