Haxhiu e “humb” kontrollin: Thotë se opozita po bashkëpunon me Listën Serbe, e se po të kishte Prokurori profesionale ata do të përgjigjeshin penalisht

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Albulena Haxhiu sot është parë shumë e acaruar në replikën që i ka bërë deputetit të PDK-së, Përparim Grudës në Kuvend. Ajo ka sqaruar në formën e saj paragrafin 5 të nenit 31, ku thotë se  “Kufizimet e përcaktuara në këtë nen vlejnë edhe për situatën siç përcaktohet në…

Lajme

19/11/2025 12:18

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV, Albulena Haxhiu sot është parë shumë e acaruar në replikën që i ka bërë deputetit të PDK-së, Përparim Grudës në Kuvend.

Ajo ka sqaruar në formën e saj paragrafin 5 të nenit 31, ku thotë se  “Kufizimet e përcaktuara në këtë nen vlejnë edhe për situatën siç përcaktohet në nenin 28, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 i këtij ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”. Haxhiu ka thënë se sipas këtij neni, mandati i Qeverisë përfundon me përfundimin e mandatit 4 vjeçar të Kuvendit.

“Pra ne e kemi përfunduar mandatin katërvjeçar në fund të marsit, dhe ligji lejon që kjo Qeveri në detyrë të dërgoj buxhet në Kuvendin e Kosovës dhe kjo rrethana mendoj se është e rëndësishme se PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista serbe sepse jeni bërë bashkë gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeni bërë bashkë edhe sot për të bojkotuar vendime tepër të rëndësishme për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se buxheti nuk është i Albin Kurtit por i shtetit dhe qytetarëve, e që thotë se nuk ka Prokurori profesionale , sepse të gjithë ata që tentojnë ta fusin vendin në krizë sociale do të duhej të përgjigjeshin ligjërisht.

“Ne po kemi mund me e bë Qeverinë, por ne nuk bëjmë pazare siç keni bërë ju me tendera me ambasada, me Listën Serbe që jemi detyraur mi prit me orë të tëra në Kuvend për t;ua dhënë votën e ne nuk bëjmë kështu nuk jemi si ju. Shkojmë në zgjedhje e qytetarët e Kosovë sua japin ndëshkimin që e meritoni”, ka shtuar Haxhiu në foltoren e Kuvendit. /Lajmi.net/