Haxhiu e barazoi PDK-në me Listën Serbe, Krasniqi i reagon ashpër: Veprimet tuaja përshtaten me politikat fashiste të Serbisë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka publikuar një fotografi nga seanca, ku shihen deputetët e PDK-së dhe të Listës Serbe duke votuar kundër propozimit për ta mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë. Krahas imazhit, Haxhiu shkroi se këto dy subjekte politike po veprojnë “në harmoni të plotë”, raporton lajmi.net Në reagim ndaj…
Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka publikuar një fotografi nga seanca, ku shihen deputetët e PDK-së dhe të Listës Serbe duke votuar kundër propozimit për ta mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë.
Krahas imazhit, Haxhiu shkroi se këto dy subjekte politike po veprojnë “në harmoni të plotë”, raporton lajmi.net
Në reagim ndaj saj, deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, e akuzoi Haxhiun se po i njëjtëson me qëllim për t’i njollosur.

Ai theksoi se, përkundër insinuimeve të saj, ai është i biri i Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të UÇK-së, duke nënvizuar se akuzat e Haxhiut janë të pabaza dhe tendencioze.
“Në rreshtin tim, pranë meje është deputeti Fadil Demaku, të cilit gjatë luftës kundër ushtrisë serbe iu vranë vëllai dhe motra. Është Perparim Gruda, të cilit iu vra babai. Po ashtu janë deputetë që janë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Ndër ta jam edhe unë, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut që gjithë jetën e tij është përndjekur nga regjimi fashist i Serbisë dhe që tash e pesë vite qëndron ballëlartë në bankën e të akuzuarve, pikërisht përballë akuzave të fabrikuara nga Serbia”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Këtë foto e ka publikuar ish ministrja e Republikës së Kosovës, duke barazuar deputetët shqiptarë me deputetët serbë, me qëllim që t’i njollosë të gjithë.
Në rreshtin tim, pranë meje është deputeti Fadil Demaku, të cilit gjatë luftës kundër ushtrisë serbe iu vranë vëllai dhe motra. Është Perparim Gruda, të cilit iu vra babai. Po ashtu janë deputetë që janë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Ndër ta jam edhe unë, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut që gjithë jetën e tij është përndjekur nga regjimi fashist i Serbisë dhe që tash e pesë vite qëndron ballëlartë në bankën e të akuzuarve, pikërisht përballë akuzave të fabrikuara nga Serbia.
Askush nuk është i detyruar t’ju shpëtojë nga dështimet e juaja politike e personale. Por, me bindje të plotë, them se veprimet e juaja publike e tinëzare janë shumëfish më të koordinuara me politikat fashiste të Serbisë sesa çfarëdo vote kundër kësaj qeverie./Lajmi.net/