​Haxhiu dhe Kurti shmangin pyetjet e gazetarëve për gazin amerikan

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk janë ndalur për deklarime për media gjatë dy ngjarjeve të mbajtura sot, ku në fokus të pyetjeve të gazetarëve ka qenë çështja e gazit amerikan. Gjatë pjesëmarrjes në shënimin e 36-vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, Haxhiu dhe Kurti nuk u…

Lajme

02/07/2026 14:12

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk janë ndalur për deklarime për media gjatë dy ngjarjeve të mbajtura sot, ku në fokus të pyetjeve të gazetarëve ka qenë çështja e gazit amerikan.

Gjatë pjesëmarrjes në shënimin e 36-vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, Haxhiu dhe Kurti nuk u përgjigjën  me arsyetimin se kanë agjendë të ngjeshur.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në aktivitetin për 20-vjetorin e themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, ku Kurti, i pyetur për gazin amerikan, është shmangur nga përgjigjja duke thënë: “Po shkoj në kryeministri”.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është larguar nga salla në momentin që ka filluar programi arstistik-nga Asambli “Shota”.