Haxhiu: Brenda afateve kushtetuese, Kuvendi do të vijojë procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit të vendit, pasi presidentes së deritanishme, Vjosa Osmani, i skadoi mandati. Pas marrjes së detyrës, Haxhiu ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve…

Lajme

04/04/2026 20:51

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot zyrtarisht pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit të vendit, pasi presidentes së deritanishme, Vjosa Osmani, i skadoi mandati.

Pas marrjes së detyrës, Haxhiu ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve kushtetuese.

Deri në përmbyllje të këtij procesi, Haxhiu ka thënë se, do ta ushtroj këtë detyrë në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik.

“Sot kam marrë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës. Mekanizmat kushtetues që kemi ndërtuar garantojnë vazhdimësi e stabilitet institucional. Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim të plotë, duke garantuar funksionim të pandërprerë të institucioneve dhe respektim të rendit kushtetues.

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve kushtetuese. Deri në përmbylljen e këtij procesi, do ta ushtroj këtë detyrë në respekt të plotë të Kushtetutës, ligjit dhe interesit publik. Falënderoj presidenten Vjosa Osmani-Sadriu për shërbimin e saj ndaj vendit dhe i uroj suksese në vazhdim”, ka shkruar Haxhiu.