Haxhiu: Beteja e Kosharesë një ndër betejat më të lavdishme

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes 2026”, i cili është organizuar nën patronatin e saj, në bashkëpunim me Shoqatën e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në Kompleksin Memorial në Koshare, tha se lufta jonë ishte e drejtë. Haxhiu tha se 27 vite më parë njësitë e UÇK-së u…

Lajme

09/04/2026 12:34

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes 2026”, i cili është organizuar nën patronatin e saj, në bashkëpunim me Shoqatën e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në Kompleksin Memorial në Koshare, tha se lufta jonë ishte e drejtë.

Haxhiu tha se 27 vite më parë njësitë e UÇK-së u nisën drejt vijës kufitare, derisa e thyen kufirin që ishte vendosur një shekull më parë padrejtësisht mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo falënderoi edhe vullnetarët e huaj që morën pjesë në këtë betejë. “Kjo dëshmon që lufta e jonë ishte e drejtë mori përkrahja nga bota demokratike”, tha ajo.

“Beteja e Kosharesë është një ndër betejat më të lavdishme të historisë moderne të Kosovës”, tha ajo.

Kurse zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se në Koshare nuk është zhvilluar vetëm një betejë, por u rrëzua muri ndarës. Ajo tha se Kosharja është themeli i Republikës së Kosovës.