Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Haxhiu: Banorët në Karaçevë janë në terror, situata mund të përshkallëzohet

23:46 | 8 Gusht 2020

Ish-Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu foli për eksperiencën në krye të këtij institucioni.

Ajo thotë se një prej synimeve të qeverisë Kurti ka qenë dhe fillimi i procesit të vettingut në drejtësi siç po bëhet dhe në Shqipëri. Por Haxhiu shprehet se duhet që nga procesi në Shqipëri duhet të mësojnë dhe të evitojnë ndoshta dhe ato anët negative të saj.

Haxhiu shprehet se në mediat kosovare apo dhe në opinionin publik është krijuar ideja se në procesin e vettingut në Shqipëri ka pasur ndërhyrje nga qeveria.

“Një prej pikave më të rëndësishme të drejtësisë gjatë kohës tonë, ishte procesi i vettingut. Kosova do të kalojë një proces i tillë. Duhet të marrim mësim nga Kosova që ndoshta disa gabime në lidhje me këtë proces mos t’i përsërisim. Këta kanë hequr dorë nga vettingu, nga të gjitha nismat e mira që kishim ndërmarrë ne. Besoj se ato nisma që ne i ndërmorëm ne do t’i çojmë deri në fund. Ajo çfarë shihet dhe nga qytetarët, mediat apo analistët në Kosovë, në Shqipëri duket se ka një dorë nga pushteti ekzekutiv në këtë proces. Unë dua që grupi që do të ndërtohet për procesin e vettingut në Kosovë të mos ketë asnjë ndërhyrje të ministrisë së drejtësisë. Pushteti ekzekutiv të mos ketë ndërhyrje. Këtë dua të bëj në Kosovë dhe besoj se do t’ja dalim”, tha ajo për RTV Ora.

Gjithashtu Haxhiu foli dhe për prezencën e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës ditën e sotme. Ajo tha se nuk është një situatë normale dhe se është vazhdimësia e luftës së egër të Serbisë ndaj Kosovës.

Nuk është një situatë e zakonshme. Ka tendenca që ta paraqesin si të tillë. Futja e xhandarmërisë sebe në territorin e Kosovës është cënim i rëndë i sovranitetit dhe integritetit territorial. Veprimet që Serbia ja bën vetë shtetit të Kosovës janë në vazhdën e luftës të egër që ajo e ka bërë ndaj nesh. Këto janë si pasojë e negociatave që nuk janë drejtuar siç duhet pa parime dhe pa kushte. Ne nuk kemi parë ndonjë deklaratë nga ana e qeverisë përveçse mund të mbrojmë territorin tonë por që në fakt nuk është e tillë. Unë besoj që nëse veprime të tilla nuk dënohen dhe qeveria qëndron në heshtje, padyshim që situata do të përshkallëzohet. Qytetarët tanë janë në terror atje. Duhet reflektim në dialog”, thotë ajo.