Haxhi Krasniqi konfirmon kundërshtarin e radhës
Haxhi Krasniqi ka konfirmuar se më 15 korrik do të ngjitet në ring.

Sport
Boksieri i famshëm shqiptar do të ballafaqohet me boksierin e njohur e kualitativ, Jurgen Doberstein.
“Tani është zyrtare: Me datë 15 Korrik do të luftoj kundër Kampionit WBA Inter-Continental dhe Numrit 11 të Botës Jürgen Doberstein. Kjo do të jetë lufta ime e 50 dhe do te mbahet në Saarbrücken të Gjermanisë. Jam gati dhe i gëzohem shumë kësaj sfide. Më shumë info vijojnë në ditet e ardhshme”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.