Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga Guxo, thotë se arsyeja është denigrimi dhe linçimi i Osmanit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të prevokueshme nga të gjitha pzoitat në Partinë Guxo. “Manipulimet me inteligjencë artificiale, të cilat e dehumanizojnë Presidenten dhe ata që mendojnë ndryshe, vetëm që të nxisin urrejtje të pakontrollueshme, e për qëllime elektorale me të vërtet janë të gërditshme. Kjo fushatë e thirrje për…

Lajme

09/03/2026 13:26

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të prevokueshme nga të gjitha pzoitat në Partinë Guxo.

“Manipulimet me inteligjencë artificiale, të cilat e dehumanizojnë Presidenten dhe ata që mendojnë ndryshe, vetëm që të nxisin urrejtje të pakontrollueshme, e për qëllime elektorale me të vërtet janë të gërditshme. Kjo fushatë e thirrje për dhunë është sa  rrezikshme dhe tërësisht e papranueshme për mua, dhe më ka prekur shumë. Si njeri që gjithmonë ka promovuar paqen, dialogun, mirëkuptimin dhe respektin edhe me njerëz me të cilët kemi dallime politike, unë nuk mund të rri i heshtur e i strukur përballë një situate të tillë”, ka thënë Avdyli.

Ai ka thënë se sot është Vjosa ndërsa nesër mund të jetë ai e ditëve të tjera dikush tjetër, që mund të ketë një bindje apo ambicje legjitime të dallueshme nga partia.

“Qëndrimin tim për procesin e fundit politik, e kam thënë publikisht në mbledhjen GP të VV-së në prani edhe të zotit Kurti, e poashtu edhe në kryesi të Guxo. Ne disa, me respekt të ndërsjelltë, jemi pajtuar, që spo pajtohemi me orientimin që po merrte shumica e grupit tonë politik. Por edhe pse ishte ky mospajtim politik i rrallë mes nesh, nuk do ta kisha menduar kurrë që do pasonte  kjo fushatë bazuar në linqim, fyerje, shpifje të ulëta e deri në kërcënime nga kolegë deputetë, politikanë , miqë të mi të njohur e panjohur, nga mu ata që deri para 5 ditësh e quanin Vjosa Osmanin krenari të Kosovës. Prandaj, në shenjë proteste, dhe për të mos identifikuar veten me këtë fushatë të ulët, kam vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme, nga të gjitha pozitat në Partinë Guxo”, ka thënë ai.

Ai ka uruar që dorëheqja e tij të shërbej si apel që të ndërrojnë strategjinë denigruese dhe ta ndalin gjuhën e urrejtjes dhe dhunës.

“Mbani qëndrime politike, por aman shpërndani më shumë respekt e dashuri mesh nesh, sepse ajo është që na duhet. Rrugët politike mund të na ndahen, e mund të na bashkohen, por njerzillëkun brenda nesh sbën ta vrasim. Sepse Liria e ardhmëria e Republikës sonë duhet të jetë mbi gjithçka”, ka shkruar Avdyli në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: