Hatim Baxhaku tregon arsyet pse LDK e la jashtë listës për deputet
Lidhja Demokratike e Kosovës, u hakmor ndaj deputetëve të zhurmshëm që nuk i ndoqën rregullat e brendshme të partisë, por edhe që nuk përkrahen qeverinë për t’i votuar marrëveshje të rëndësishme për vendin.
Lajme
Hakmarrja e LDK-së ishte duke mos i vendosur emrat e tyre në listë për deputetë për legjislaturën e ardhshme.
Shpejtim Bulliqi, Fatmir Rexhepi, Adem Salihaj dhe Hatim Baxhaku ishin deklaruar haptas së nuk do të votonin marrëveshjen e demarkacionit, gjë që edhe mbeten jashtë listës.
Lajmi.net ka kontaktuar me tashmë ish-deputetin e LDK-së, Hatim Baxhakun, i cili tha se mos votimi i demarkacionit dhe mos votimi i Thaçit president e kanë pezulluar atë nga lisat.
“Ai është vendim i Kryesisë edhe unë e respektoj si vendim. Mos votimi i Thaçit për president dhe qëndrimi im ndaj marrëveshjes së demarkacionit, këto janë dy arsyet, përndryshe nuk ka asnjë arsye tjetër”, ka thënë ai.
Sido qoftë, ai ka thënë se nuk do të largohet nga LDK, pasi është themelues i kësaj partie në komunën e Dragashit.
“Unë jam themelues i LDK-së për Komunën e Dragashit gjithmonë kam qenë dhe do të jem në LDK, pavarësisht njerëzve që e kanë uzurpu dhe e kanë ngulfat LDK-në”, ka thënë ai.
Kujtomë, së në zgjedhjet e vitit 2014, Hatim Baxhaku kishte marr 8892 vota. /Lajmi.net/
Lexo edhe:
Fatmir Rexhepi flet pasi LDK-ja e largoi nga lista e kandidatëve për deputetë