“Hatërmbetjet”- Abdixhiku nuk e propozon Hykmete Bajramin, por Jehona Lushaku-Sadriun për shefe të Grupit Parlamentar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka propozuar për shefe të Grupit parlamentar të LDK-së deputeten Jehona Lushaku-Sadriu. Abdixhiku njoftoi se Jehona është deputete me integritet, e përgatitje akademike, transmeton lajmi.net. Ndryshe më parë emri i përfolur për shefe të GP-së ishte Hykmete Bajrami, por pas zhvillimeve të fundit ku Bajrami hapur kërkoi…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka propozuar për shefe të Grupit parlamentar të LDK-së deputeten Jehona Lushaku-Sadriu.
Abdixhiku njoftoi se Jehona është deputete me integritet, e përgatitje akademike, transmeton lajmi.net.
Ndryshe më parë emri i përfolur për shefe të GP-së ishte Hykmete Bajrami, por pas zhvillimeve të fundit ku Bajrami hapur kërkoi dorëheqjen e Abdixhikut, duket se gjërat ndryshuan.
Postimi i plotë:
Kam propozuar, profesoreshën Jehona Lushaku Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë.
Jehona është një deputete me integritet, me përgatitje akademike dhe përvojë politike, por mbi të gjitha një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar me gjithë qenjen njerëzore në demokracinë parlamentare, në shtetin ligjor dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës – vlera që janë themel i LDK-së.
Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së.
Të priftë e mbara, Jehona!./Lajmi.net/