Hashim Thaçi me intervistë për mediumin kosovar – nga qëndrimi në Hagë, tek qeverisja e Kurtit, presidenti Trump e tek varrimi i babait të tij

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për emisionin “Rubikon” që transmetohet në Klan Kosova. Thaçi nga qelia e paraburgimit në Hagë do të flas për shumë tema, shkruan lajmi.net Drejtuesi i emisionit, Adriatik Kelmendi ka zbuluar pyetjet që ia ka bërë Thaçit në intervistë. Ish-presidenti në këtë intervistë ka folur për 5…

Lajme

23/07/2025 12:22

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për emisionin “Rubikon” që transmetohet në Klan Kosova.

Thaçi nga qelia e paraburgimit në Hagë do të flas për shumë tema, shkruan lajmi.net

Drejtuesi i emisionit, Adriatik Kelmendi ka zbuluar pyetjet që ia ka bërë Thaçit në intervistë.

Ish-presidenti në këtë intervistë ka folur për 5 vitet qëndrim në Hagë, a ndjehet i tradhëtuar nga perëndimi dhe ShBA, çka thotë për sulmin në Banjskë e Ibër-Lepenc, sanksionet ndaj Kosovës, flet për presidentin Trump dhe ish-emisarin e tij, Richard Grenell, qeverisjen e Albin Kurtit, a do rikthehet në politikë e deri tek varrimi i babait të tij.

Nuk dihet saktë se kur do publikohet kjo intervistë, por Kelmendi ka thënë që shumë shpejt.

Thaçi në këtë intervistë do të përgjigjet nëse e vlerëson gabim votimin e Gjykatës Speciale, do të flas për Edi Ramën dhe qeverisjen në Shqipëri dhe për akuzat që iu kanë bërë se ka qenë shumë i dëgjueshëm ndaj amerikanëve./lajmi.net/