Hashim Thaçi i shënon gol “Albin Kurtit”

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se e ka shumë për qef sportin dhe se gjithmonë është marrë me sport, është ‘nxehur’ në momentin që një top i është shfaqur në emisionin “Oxygen”. Në penalti, ai i dha gol portierit “Albin Kurti”.

ShowBiz

11/04/2014 21:23

Topi që goditi këmba e kryeministrit e çoi atë në skenën në formë goli në të cilin ndodhej “Ablin Kurti”, në rolin e portierit, ku edhe u shënua gol në të mire të Hashim Thaçit.

Sigurisht që jo Albin Kurtit të vërtetë, por moderatori i emisionit “Oxygen”, Besim Dina, kishte marrë rolin e opozitarit Albin Kurti teksa po qëndronte tek porta e improvizuar në skenë, si justifikim që këtij portieri ky nuk do të mund t’i shënonte gol.

Por, jo. Si duket kryeministrit i ka ndihmuar edhe shkuarja në fitnes, gjë për të cilën ai e potencoi edhe vetë në këtë show.

Goli i shënuar nga kryeministri Thaçi, u pasua edhe me një rast nga rivali i tij Besim Dina, por që përfundoi në duart e kryeministrit.