Hasani thotë se nuk mund të na sulmoj Serbia deri sa e kemi komandantin e KFOR-it aty

Profesori universitar Enver Hasani tha se nuk ekziston asnjë shenjë për luftë, përderisa KFORI qëndron në Kosovë. “Si mundesh ti mem bind mu për luftë si qytetar që Serbia po përgatitet për luftë në ndërkohë që ti e sheh Shefin e KFOR-it aty, e KFOR është garantuesi kryesor i sigurisë aty s’ka logjikë kjo punë.…

Lajme

22/04/2024 22:10

Profesori universitar Enver Hasani tha se nuk ekziston asnjë shenjë për luftë, përderisa KFORI qëndron në Kosovë.

“Si mundesh ti mem bind mu për luftë si qytetar që Serbia po përgatitet për luftë në ndërkohë që ti e sheh Shefin e KFOR-it aty, e KFOR është garantuesi kryesor i sigurisë aty s’ka logjikë kjo punë. Tepër naiv për me besu këtë. Ajo mund të ndodhë në një rast kur KFOR dhe aleatët perëndimore, ne siç kanë thanë në Afganistan po ikim nga këtu, por asnjë shenjë sot për sot nuk ekziston”, tha Hasani në Pressing.

“Gabimi më i madh është qe në duhet 70% të diskursit politik me provu që Republika Srpska është një entitet që është kriju përmes pastrimit etnik të popujve joserbë, nuk ka pas bazë territoriale para 91-ës”, shtoi ai gjatë bisedës.