Hasani thirrje VV-së: Reflektoni, propozojeni për kryeparlamentar një kandidat që është i afërt e i dashur

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka reaguar pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë dhe të ofrojë një kandidat të pranueshëm për të gjithë spektrin politik. “VV duhet të ofrojë një kandidat konsensual, një kandidat që është i pranueshëm”…

Lajme

24/04/2025 10:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka reaguar pas dështimeve të njëpasnjëshme për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë dhe të ofrojë një kandidat të pranueshëm për të gjithë spektrin politik.

“VV duhet të ofrojë një kandidat konsensual, një kandidat që është i pranueshëm” ka deklaruar Hasani për FrontOnline.

Duke folur për përgjegjësinë që sjell pozita e kryeparlamentarit, Hasani theksoi rëndësinë që kandidati të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse në skenën politike.

‘’Ai duhet të na përfaqësojë ne, Kosovën, shtetin, ai duhet të jetë njeri i afërt, i dashur, i mirësjellur për të gjithë e jo të jetë një njeri që e dëmton imazhin e vendit,’’ tha ai