Hasani për rikthimin në ENQA: Paramendo sa vite do të duhen për Këshill të Evropës pasi e humbëm shansin
Ish-kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, ka folur për kohën e gjatë që i është dashur Kosovës për t’u rikthyer në ENQA. Ai ka thënë se është një lajm që duhet të gëzojë kosovarët. Megjithatë Hasani ka pasur një rikujtim për politikanët kosovarë, se sa lehtë mund t’i bëjnë dëm Kosovës, duke përmendur këtu edhe humbjen…

Lajme
Ish-kreu i Kushtetueses, Enver Hasani, ka folur për kohën e gjatë që i është dashur Kosovës për t’u rikthyer në ENQA. Ai ka thënë se është një lajm që duhet të gëzojë kosovarët.
Megjithatë Hasani ka pasur një rikujtim për politikanët kosovarë, se sa lehtë mund t’i bëjnë dëm Kosovës, duke përmendur këtu edhe humbjen e shansit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Mendoj që ky fakt duhet të na gëzojë neve. Por duhet të gjithë ta dijnë, që lehtë e përjashtojnë Kosovën, e sa vite na mori për t’u rikthyer në një shoqatë jopolitike”, ka thënë Hasani.
“Paramendo sa do të na duhet të rikthehemi në Këshill të Evropës. E kem humb hapin”, ka shtuar ai për Kosovapress.