Hasani për Osmanin: Presidentja me i thanë gjyqtarëve kriminel, kjo në botë s’ka ndodhur

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani. Ai ka bërë me dije se askund në botë nuk ka ndodhur që një presidente t’i le pa titullar organet e drejtësisë. Gjatë një interviste në emisionin “Konfront”, ai ka rikujtuar sulmet e Osmanit ndaj sistemit gjyqësor. “Por presidenti t‘i thërrasë me emra…

Lajme

28/01/2026 08:35

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka bërë me dije se askund në botë nuk ka ndodhur që një presidente t’i le pa titullar organet e drejtësisë.

Gjatë një interviste në emisionin “Konfront”, ai ka rikujtuar sulmet e Osmanit ndaj sistemit gjyqësor.

“Por presidenti t‘i thërrasë me emra Supremen, me i lënë organet e drejtësisë pa epror, anëtari i Gjykatës Kushtetuese që është minoritet t’i thuhet kriminel, kjo në botë s’ndodh. Qysh s’e ka shkel (Kushtetutën)”, ka thënë Hasani.