Hasani: Limaj të vijë tek PDK-ja dhe ta kërkojë mbështjetjen
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka reaguar ndaj situatës së zvarritur për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi partinë që ka dalë e para në zgjedhje. “Duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka një sqarim, por derisa nuk respektohet vendimi nga partia e parë që ka dalë e…

Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka reaguar ndaj situatës së zvarritur për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se përgjegjësia bie mbi partinë që ka dalë e para në zgjedhje.
“Duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka një sqarim, por derisa nuk respektohet vendimi nga partia e parë që ka dalë e para në zgjedhje, është bërë një rutinë dhe e parëndësishme shkuarja në Kuvend,” ka deklaruar Hasani, duke theksuar se situata po përsëritet çdo ditë pa asnjë ndryshim.
Sipas tij, lëvizja e radhës duhet të vijë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Ftmir Limaj duhet të mandatohet dhe të ketë mandatin e LVV-së dhe të vijë tek PDK-ja për kërkimin e mbështetjes. Por jo në mënyrë individuale – për mbështetjen e mandatit duhet konsultim me kryetarin,” shtoi ai.
Hasani theksoi se vendimi për mbështetje do të varet nga rrethanat dhe qëndrimi i kryesisë së partisë:
“Varet nëse PDK-ja do ta mbështet apo jo, dhe varet nga situata. Ai (Limaj) është mjaft inteligjent ta kuptojë situatën dhe të vijë ta kërkojë mbështetjen për kryetar të Kuvendit.”
Ai përmendi edhe mungesën e një marrëveshjeje të qartë mes partive:
“Nuk kemi një marrëveshje se si do të shkojë. E 50-ta herë nuk ka marrëveshje.”
Hasani ka thënë se “Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë masa sanksionuse, por ka lënë vullnetin e lirë. Brenda 30 ditëve të kryehet konsistuimi i Kuvendit. Edhe pas 30 ditësh situata do të vazhdojë njëjtë/ Ska kush as ta zgjidh as të shkarkojë këtë kuvend. Nuk kemi as kryetar e as kryesi të Kuvendit”./Dukagjini