Hasani: Kurti duhet me e kuptu se nuk i ka fituar zgjedhjet- sot është hera e fundit, unë s’vi më në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani duke folur mbi ngërçin politik, tha se problemi qëndron tek kryetarët e partive. Sipas tij, ata duhet të ofrojnë mundësi, në mënyrë që deputetët t’iu përgjigjen. “Me Shqipen jemi familjar, çka me bë tash a mos me nejt a mos me diskutu. Ne diskutojmë i kam të afërt, ne jemi…

Lajme

11/06/2025 10:53

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani duke folur mbi ngërçin politik, tha se problemi qëndron tek kryetarët e partive.

Sipas tij, ata duhet të ofrojnë mundësi, në mënyrë që deputetët t’iu përgjigjen.

“Me Shqipen jemi familjar, çka me bë tash a mos me nejt a mos me diskutu. Ne diskutojmë i kam të afërt, ne jemi njerëz dh e s’jemi armiq mes vete jemi kundërshtarë politik e këto janë mundësitë takohem edhe me Albinin e Glaukun. Partia e parë duhet të hap mundësinë e do t’i përgjigjemi. S’ka rëndësi të hapur a të mbyllur. Unë jam për zgjidhje, por duhet të japin mundësi ne do t’i përgjigjemi mundësive. Duhet ta kuptoj Albin Kurti se nuk i ka fituar zgjedhjet, është parti e parë por s’i ka fituar zgjedhjet”,tha ai, shkruan lajmi.net.

Hasani tha se po vinë kot në Kuvend.

“Kot vijmë hyjmë në 11 e dalim në 11:30. Qëndrimi është mos me ardhë fare, unë kam thënë le të vinë veç kryetarët e partive e na përfaqësojnë. Duhet me ardhë prej Prizrenit me engu refrenin për të 30-herë e me dalë. Kjo është e dëmshme në kuadër ët marrëdhënieve ndërkombëtarë që po kalon Kosova. Unë për herë të fundit sot vi. Në libër të Genisit jemi. Jo unë s’vi më”./Lajmi.net/