Harvard padit administratën Trump për bllokimin e regjistrimit të studentëve të huaj

Universiteti i Harvardit ka paditur administratën e Trump pasi i hoqi universitetit të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një mosmarrëveshje midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës. Në padinë e ngritur në Boston, universiteti i quajti veprimet e administratës një “shkelje flagrante” të ligjit. Kjo vjen një…

Bota

23/05/2025 15:34

Universiteti i Harvardit ka paditur administratën e Trump pasi i hoqi universitetit të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke përshkallëzuar një mosmarrëveshje midis Shtëpisë së Bardhë dhe një prej institucioneve më prestigjioze të Amerikës.

Në padinë e ngritur në Boston, universiteti i quajti veprimet e administratës një “shkelje flagrante” të ligjit.

Kjo vjen një ditë pasi zyrtarët në Departamentin e Sigurisë Kombëtare thanë se do t’i anulonin Universitetit të Harvardit aksesin në programet e vizave studentore.

Administrata Trump thotë se Harvard nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin dhe për të ndryshuar praktikat e punësimit dhe pranimeve, akuza që universiteti i ka mohuar fuqimisht.

“Ne e dënojmë këtë veprim të paligjshëm dhe të pajustifikuar”, tha Presidenti i Harvardit, Alan Garber, në një letër.

“Revokimi është vazhdim i një sërë veprimesh qeveritare për t’u hakmarrë kundër Harvardit për refuzimin tonë për të hequr dorë nga pavarësia jonë akademike dhe për t’iu nënshtruar pohimit të paligjshëm të kontrollit të qeverisë federale mbi kurrikulën tonë, fakultetin tonë dhe trupin tonë studentor.”

Universiteti gjithashtu do të aplikojë për një urdhër të përkohshëm kufizues, shtoi ai.