Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihu, ka deklaruar  se veprimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është i plotë kushtetues dhe në përputhje me ligjin themelor të vendit. “Nuk besoj se kushtetuesja e hedh poshtë vendimin për shpërndarjen e Kuvendit sepse presidentes i ka skaduar mandati mirë ka bërë që…

Lajme

10/03/2026 08:29

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihu, ka deklaruar  se veprimi i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është i plotë kushtetues dhe në përputhje me ligjin themelor të vendit.

“Nuk besoj se kushtetuesja e hedh poshtë vendimin për shpërndarjen e Kuvendit sepse presidentes i ka skaduar mandati mirë ka bërë që ka vepru kështu”, tha Salihu për FrontOnline.

Sipas Salihut, zgjedhja e presidentit duhet të kishte filluar 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, por pasi ky proces nuk u realizua brenda afatit, veprimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit ishte i nevojshëm dhe i drejtë. Ai ka thënë se Kushtetuesja nuk ka arsye ta hedhë poshtë vendimin, dhe se veprimi i Osmanit është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Në Kushtetutë shkruan që zgjedhja e presidentet duhet të fillojë 30 ditë para se ti skadojë mandati në orën 24:00 ka kaluar një muaj dhe nuk është zgjedhur presidenti dhe kjo e ka shpërndarë Kuvendin unë mendoj që veprimi  i saj është plotësisht kushtetues”,  përfundon Salihu.