Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Harta skandaloze e Lajçak, reagon edhe Cramon: Unë nuk do ta përdorja

15:32 | 25 Shkurt 2021

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pasi në zyrën të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Emisarit Lajcak, shihet një hartë, ku Kosova është pjesë e Serbisë.

Von Cramon duke iu përgjigjur një përdoruesi në Twitter, ka thënë se ajo vet nuk do të përdorte një hartë të tillë.

“Jo e dobishme nuk do ta përdorja një hartë të tillë. Por kjo natyrisht nuk është zyra ime”, ka thënë Cramon.

Ndryshe,  Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për mediumin “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Prapavija nga ku e jep këtë intervistë nuk dihet nëse është zyra e tij, apo ndonjë ambient në Bruksel, megjithatë krahas flamurit të BE-së shihet një hartë ku paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. /Lajmi.net/